LAJMI I FUNDIT:

Reagimi i Thaçit ndaj Qeverisë: Mjaft e keni cenuar lidhjen tonë speciale me SHBA-në, të gjithë jemi të zëvendësueshëm

Reagimi i Thaçit ndaj Qeverisë: Mjaft e keni cenuar lidhjen tonë speciale me SHBA-në, të gjithë jemi të zëvendësueshëm

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar urgjentisht që Qeveria e Republikës së Kosovës, të mblidhet dhe të marrë vendime në përputhje me kërkesat zyrtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Thaçi ka thënë se Qeveria e Kosovës me qasjen e tyre e ka vënë në pikëpyetje edhe të ardhmen e shtetit tonë.

“Mjaft e keni cenuar lidhjen tonë speciale me SHBA-në, pa të cilën nuk do ta kishim as lirinë, as shtetin dhe as të ardhmen. Me këtë qasje po vihet në pikëpyetje edhe vetë e ardhmja e shtetit tonë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook, përcjell Telegrafi.


Më tej, Thaçi ka thënë se krerët e institucioneve, liderët politik e qeveria të gjithë janë të zëvendësueshëm, por jetike dhe të pazëvendësueshme për Republikën e Kosovës janë vetëm raportet me SHBA-në.

“Konfrontimi me SHBA-në është shumë i dëmshëm dhe një gabim i pafalshëm në historinë moderne të Kosovës”, vijon shkrimi i Thaçit.

Senatori amerikan: Nëse nuk hiqet taksa, SHBA të rishqyrtojë praninë në Kosovë
Lexo po ashtu Senatori amerikan: Nëse nuk hiqet taksa, SHBA të rishqyrtojë praninë në Kosovë

Ndryshe, gjatë ditës së sotme senatori amerikan David Perdue, ka thënë se SHBA-të duhet ta rishqyrtojnë praninë e saj në Kosovë, nëse nuk hiqet taksa për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Qëndrimin e ambasadorit amerikan e kanë mbështetur, i dërguari i posaçëm i SHBA-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, këshilltari i presidentit Trump për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien dhe djali i presidentit amerikan Donald Trump Junior. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori